"Iniciativa qytetare" aktivitet në Bujanoc për  ditën ndërkombëtare  të të drejtave të njeriut (foto)
Lokale

"Iniciativa qytetare" aktivitet në Bujanoc për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut (foto)

10.Dec.2015 15:14
0
Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, Iniciativa qytetare me pjesëmarrëset e programit Youth Build IT, organizuan një mini punëtori me temën "Të drejtat e njeriut dhe diskriminimi" në shkollën e mesme "Sveti Sava", si dhe shpërndanë broshura në dy gjuhë në qendër të qytetit, në shkollën e mesme "Sezai Surroi" dhe në shkollën e mesme "Sveti Sava" në Bujanoc.

Kur u vendos që kjo ditë të shpallet Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut?

Që nga viti 1950, Asambleja e përgjithshme e Kombeve të bashkuara 10 dhjetorin e shpalli si Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të ngrit vëmendjen e gjithë“ popujve të botës” në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, të nënshkruar dy vite më parë. Deklaratë kjo, e cila për herë të parë në historinë e njerëzimit, proklamon standarde të përbashkëta për të drejtat e njeriut, të cilat duhet t’i realizojnë të gjithë popujt dhe nacionalitet e botës. “Të gjithë qeniet njerëzore lindin dhe jetojnë ë lirë dhe të barabartë” këtë e përcakton neni 1 i deklaratës.

Ekzistojnë disa definicione për të drejtat e njeriut, ajo çka është e domosdoshme të përmbajë secili nga këto definicione është fakti që të drejtat e njeriut janë të drejta natyrore dhe asnjë pushtet nuk mundet t’i përcaktojë dhe t’ia mohojë dikujt ato. Ato i takojnë të gjithëve pa marrë parasysh dallimeve që ekzistojnë midis shteteve ose dallimeve që ekzistojnë në mes individëve siç është raca, gjinia, feja apo bindja politika.

Çka janë të drejtat e njeriut?

Ato janë të drejta qytetare, politike, ekonomike dhe kulturore, të cilat theksohen në marrëveshjet  të cilat shtetet i respektojnë. Secili individ ka të drejtë të dijë cilat janë ato të drejta që vlejnë në shtetin e tij dhe pa kurrfarë pengese t’i shfrytëzojë ato. Të gjithë qenieve njerëzore në mënyrë të njejtë i takojnë të drejtat pa bërë dallime apo diskriminime, e lufta kundër diskriminimit mbetet parimi kryesor për gëzimin e këtyre të drejtave. Një proverb afrikan thotë “Unë jam qenie njerëzore sepse sytë e tu më shohin si të tillë”, duke pasur parasysh luftën e madhe që kanë pasur afrikanët në luftën kundër aparteidit, shkeljes racore.

Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme, askush nuk mund t’i mohojë ato, vlejnë përgjithmonë dhe për te gjithë. Roli i tyre është të mbrojnë qytetarët nga shteti, kjo është sfera, në të cilën shteti nuk mund të ndërhyjë.

Cilat të drejta të njeriut i njohim sot?

  1. Të drejtat personale këto janë gjithë ato të drejta  që I takojnë njeriut, ashtu që që dinjeti dhe integriteti i tij të mbetet i pa cënuar. Si, e drejta për jetesë, e drejta në lëvizje të lirë  etj.
  2. Të drejtat politike dhe civile përkatësisht të drejtat civile janë ato të cilat i garantojnë qytetarit pjesëmarrje në jetën politike të komunitetit, pa frikën se do të ndëshkohet. Pjesëmarrja në jetën politike mund të bëhet në mënyrë të direkte ose indirekte përmes përfaqësuesve të zgjedhur.  Këtu bëjnë pjesë e drejta e votës (aktive dhe pasive), liria e mediave dhe e gjithë kanaleve tjera informative, liria e  shoqatave, liria e shprehjes, liria për tubime publike  dhe e drejta për të kritikuar punën e organeve shtetërore.
  3. Të drejtat ekonomike dhe sociale: këto të drejta kanë për qëllim ti sigurojnë individit kushtet themelore për jetesë duke përfshirë këtu edhe shkollimin. Ato i mundësojnë secilit person sigurinë sociale dhe ekonomike. Këtu bëjnë pjesë e e drejta e pronës, e drejta në punë, e drejta e zgjedhjes së profesionit e tj.
  4. Të drejtat e gjeneratës së tretë ose të ashtuquajtura të drejtat e solidaritetit. Ky emër iu ëshë vendosur pasi që për realizimin e tyre kërkohet bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar si dhe një aktivizim i përbashkët i shteteve. Në këtë gjeneratë bëjnë pjesë: E drejta për tu zhvilluar në kuptim social dhe ekonomik, e drejta për paqe, e drejta për mjedis të pastër jetese, e drejta për barazi ndërmjet gjeneratave, e drejta për trashëgimi kulturore si dhe e drejta për ndihmë humanitare. 

Të gjitha këto të drejta realizohen në bazë të kushtetutave, ndërsa me ligje përcaktohen mënyra se si mund të realizohen ato.

Vlen të përmendet edhe një thënie e luftëtarit të lirisë, Nelson Mandelës, i cili thotë: “T’ia mohosh njerëzve të drejtat e tyre  do të thotë të vësh në provë humanitetin e tyre”

Përgatiti: Nermine Aliji Ademi- Iniciativa Qytetare zyra në Bujanoc

 

 

 

 

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Lugina ende e diskriminuar
Lugina heshtë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, reagon Beogradi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration